Flash News

KRYESORE

Kërcënime, fyerje dhe siguri private; çfarë ndodhi pas kuintave të emisionit “360 gradë”

Emisioni i së enjtes mbrëma, “360 gradë” në Ora News u shoqërua me debate të ashpra mes të ftuarve, ku nuk munguan as kërcënimet dhe fyerjet e Olsi Jazexhiut, i cili ishte në rolin e historianit ndaj shkrimtarit Agim Doçi e aktivistes Sevim Arbana.

Në përfundim të emisionit, teksa po diskutohej tema: "Morali, familja dhe dekadenca shqiptare”, situata u tensionua aq shumë saqë moderatori Artur Zheji thirri në ndihmë edhe sigurinë private të televizionit, pasi Jazexhiu iu drejtua Doçit:  “Flasim ku të duash, brenda ose jashtë [studios]!”.

Megjithatë, pas përfundimi të programit, mësohet se mes të ftuarve nuk ka pasur asnjë incident, por siç shihet në foton e mëposhtme të siguruar nga Politiko.al, të gjithë të ftuarit janë ulur së bashku tek lokali i Ora News.

Tension në studio mes të ftuarve, moderatori thërret sigurinë private

E ftuara kritikon drejtuesit e emisioneve: Ky person nuk duhet ftuar në asnjë studio televizive

‘Fërkime’ në studio, shkrimtari Agim Doçi i drejtohet pastorit: Mos më detyro të të gjuaj!

 

Të fundit