Flash News

KRYESORE

Kërcënimet e deputetëve nga burgu për lojërat e fatit, Rama -Ruçit: Përshpejto procedurat për të miratuar ligjin!

Kërcënimet e deputetëve nga burgu për lojërat e fatit,

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të përshpejtojë procedurat për miratimin e ligjit për lojërat e fatit.

Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, Rama i kërkoi Ruçit që të nisë sa më parë procedurat dhe ta depozitojë në Kuvend që më pas ta votojë vetëm me votat e mazhorancës.

“I kërkoj kreut të Kuvendit që të përshpejtojë procedurat për miratimin e këtij ligji që ky film të mbarojë një herë e mirë, t’i adoptohet një tregu të ri, ndërkohë që t’i shkojë fitimi vjetor, rreth 700 milionë lekë, konsumit të shëndetshëm familjar”, u shpreh Rama, i cili më herët deklaroi se deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste po kërcënohen nga persona të burgosur për të mos votuar ligjin që parashikon mbylljen e lojërave të fatit dhe pikave të bastit në zonat e banuara.

Kryeministri Edi Rama është detyruar të marrë në mbrojtje deputetët e partisë së tij, kur deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ndihet i keqardhur për mesazhet vulgare që atyre u dërgohen nga të dënuar në burgun ‘313’ në Tiranë.

Të fundit