Flash News

KRYESORE

Kërcënimet e Shullazit për ish-hotel Vollgën, gjykata pranon kërkesën për ballafaqimin e Beqajt me shoferin dhe ish bodyguard-in

Kërcënimet e Shullazit për ish-hotel Vollgën, gjykata pranon

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë për çështjen “Shullazi”.

Biznesmeni Ylvi Beqaj do të përballet me Romeo Taren,  Besnik Musait dhe noteren Aida Spahiu për të zbardhur kontratën për ‘Vollgën’. Besnik Musai është shoferi i Beqajt, ndërsa Romeo Tarja ish- bodyguard-i personal i biznesmenit.

Ballafaqimi mes tyre do të bëhet për të zbardhur mënyrës se si u bë kontrata për ish-hotel Vollgën tek noteri. Vetë biznesmeni Ylvi Beqja ka dëshmuar më parë se është kërcënuar nga Shullazi dhe këto deklarata janë konfirmuar edhe nga shoferi i tij, Besnik Musai.

Ndërkohë sot palët debatuan edhe në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për të lejuar leximin e deklarimeve të dhëna nga Jani Zaka, i cili sipas sistemit TIMS rezulton të jetë largur nga Shqipëria.

Kujtojmë se Jani Zaka është një tjetër biznesmen i kërcënuar nga Shullazi për një sipërfaqe parking në rrugën e Kavajës në kryeqyteti. Biznesmenit iu vu edhe një sasi tritoli, akt i cili dyshohet se ka lidhje me Shullazin dhe mosdhënien e sipërfaqes së parkingut.

Të fundit