Flash News

KRYESORE

Kërcënimet ndaj gazetarëve Klodiana Lala dhe Julian Shota, Albana Vokshi fajëson Ramën

Kërcënimet ndaj gazetarëve Klodiana Lala dhe Julian Shota, Albana

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar për ngjarjen e djeshme në Laç, ku u kërcënua gazetari Julian Shota.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vokshi thekson se liria e medias dhe jeta e gazetarëve në Shqiperi është çdo ditë e më shumë e kërcënuar, teksa akuzon edhe kryeministrin Rama.

“Pas lumit të fyerjeve, shantazheve, poshtërimeve të Kryeministrit Rama ndaj gazetarëve dhe mediave, që ai i quante “kazan", gazetarët janë shënjestruar, jo vetëm nga bandat kriminale të lidhura me pushtetin, por nga çdokush që bën pazare me pushtetin dhe Edin”.

“Nga ajo çka raportohet, policia nuk i ka ardhur në ndihmë menjëherë gazetarit, ndërkohë që me urdhër të prokurorisë agresori është i lirë, duke rrezikuar jetën e gazetarit dhe familjes së tij, si dhe duke dhënë një tjetër provë tronditëse të kriminalizimit të të gjitha strukturave ligjzbatuese në vend”, ka përfunduar Vokshi.

Të fundit