Flash News

KRYESORE

Kërcënimet SHBA- Kore e Veriut, amerikanët kërkojnë bunker anti-bërthamorë

Kërcënimet SHBA- Kore e Veriut, amerikanët kërkojnë

Tensionet e përshkallëzuara mes Sheteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut, kanë nxitur amerikanët që të mendojnë alternativa vetëmbrojtje në rast të një sulmi të mundshëm.

Është pronari i një komapnie në Kaliforni që ndërton bunkerë, i cili deklaron se shumë njerëz në SHBA po kërkojnë që firma e tij t’u bëj strehime anti-bërthamore.

Ron Hubbard, president i firmës, tha se kurrë nuk ka parë një interesim të tillë nga njerëzit për bunkerët e tij. Ai e shpjegon këtë fakt me kërcënimet ndërsjellta të javëve të fundit mes SHBA-së dhe  Koresë së Veriut, ku kjo e fundit pati deklaruar se do të sulmonte Amerikën më raketa bërthamore.

Kompania me bazë në Montebello të Kalifornisë ka raportuar kohët e fundit se ka shitur dhjetra bunkerë në Karolinën e Veriut, Tennessee, Teksas, Luiziana, Uashington, Oklahoma, Arizona dhe Kaliforni.

Të fundit