Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i Bashës: Kushdo që u heq të drejtën e lëvizjes shqiptarëve, do të provojë burgun

Kërcënimi i Bashës: Kushdo që u heq të drejtën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërcënoi se kushdo që do t’u heqë shqiptarëve të drejtën e lëvizjes dot ë përballet me drejtësinë dhe do të provojë hekurat e burgut.

Ai theksoi se për Edi Ramën koha ka mbaruar, sepse e gjithë bota e pa fytyrën e tij të vërtetë, që e ka kthyer Shqipërinë pronë të krimit të organizuar.

“Ai ka një emër, është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria që me karrigen e tij sakrifikoi të ardhmen tuaj. Ora e të vërtetës erdhi. 9 vite me radhë qëndruam dhe më në fund e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës që e ka shkrirë në një krimin dhe shtetin, që e ka kthyer Shqipërinë në një pronë private të krimit të organizuar. Rruga jonë është rruga drejt Shqipërisë së gjithë Evropa.

Lëvizja e lirë e shqiptarëve kërcënohet nga çmenduria e një kryemafiozi, i cili kërcënon përmes Parlamentit të kupacëve të krimit se do të kthejë klonin e Enver Hoxhës. Kushdo që e provon do të përballet me drejtësinë dhe do të provojë hekurat e burgut. Do të jeni përgjegjës moralisht, politikisht dhe ligjërisht. Këtë ua them në emër të opozitës dhe sovranit. Tani që errësira e natës është shtrirë në qytetin tonë, ndizini dritat e shpresës që t’i shohë gjithë bota këtë bashkim.”, tha Basha.

Të fundit