Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i gazetarit me pistoletë, shoqërohet në komisariat biznesmeni, Prokuroria nis hetimet

Kërcënimi i gazetarit me pistoletë, shoqërohet në

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e mëngjesit të sotëm ku korrespodenti i ‘Report tv’, Julian Shota u kërcënua me jetë nga biznesmeni Llesh Buraku, 53-vjeç.

Ky i fundit kanosi me pistoletë gazetarin i cili po filmonte në vendin e ngjarjes, pasi këtë mëngjes pati një shpërthim tritoli pranë lokalit të Burakut, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Biznesmeni, i cili nuk është një emër i panjohur për policinë, i kërkoi gazetarit që të mos e transmetonte materialin e xhiruar ndryshe “do të kishte punë me të’.

Menjëherë pas ngjarjes, Prokuroria ka nisur hetimet dhe është shoqëruar në komisariat biznesmeni Buraku.

Të fundit