All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kërcënimi i gazetarit Rakipi, reagon AMA: Rast i përsëritur i presionit ndaj gazetarëve në detyrë

Kërcënimi i gazetarit Rakipi, reagon AMA: Rast i përsëritur
All - Paragraf - 1

Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka reaguar në lidhje me kërcënimin e gazetarit Ylli Rakipi.

All - Paragraf - 3

Në një deklaratë për mediat, AMA thotë se dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias.

AMA thekson se solidarizohet me z. Rakipi dhe apelon për autoritetet, që menjëherë të zbardhin rrethanat dhe të venë para përgjegjësisë ligjore fajtorët e këtij akti.

REAGIMI I AMA

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, rast i përsëritur i presionit ndaj gazetarëve në detyrë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA po përcjell me shumë shqetësim lajmet për kërcënimet serioze që ka marrë drejtuesi i programit të njohur televiziv “Të paekspozuarit”, z. Ylli Rakipi.

Si një rast i përsëritur i presionit në forma të ndryshme ndaj gazetarëve në detyrë, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias.

AMA solidarizohet me z. Rakipi dhe apelon për autoritetet, që menjëherë të zbardhin rrethanat dhe të venë para përgjegjësisë ligjore fajtorët e këtij akti të rëndë, si dhe të garantojnë një klimë të sigurtë dhe normale për redaksitë dhe gazetarët në ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre për të informuar publikun.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

18 dhjetor 2018

Të fundit