Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i Gjuriç me 10 vjet burg, 200 serbë e injorojnë dhe i shtohen Ushtrisë së Kosovës

Kërcënimi i Gjuriç me 10 vjet burg, 200 serbë e

Në momentin kur do të ndodhë transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, minimum edhe 200 serbë do të shtohen pranë saj.

Lajmi u konfirmua për për Insajderi nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Ai tha se kjo gjë është mjaft pozitive për komunitetin e serbëve të Kosovës, pasi mbi 200 familje do të kenë mundësi që të marrin pagë.

“Ne tani jemi duke i përbërë përpjekjet tona që edhe Lista Serbe të jetë pjesë e transformimit. Transformimi i FIK-së do t’i prekë edhe komunitetin serb, pasi që do të punësohen minimum 200 pjesëtarë të rinj dhe kjo nuk është pak. Kjo tregon që edhe serbët e Kosovës do të përfitojnë nga ky transformim. Edhe faktori ndërkombëtar është duke dhënë kontributin e tyre për shndërrimin e Listës Serbe dhe po I presim rezultatet”, ka thënë ministri i FSK-së.

Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, është duke u tentuar që të bëhet me ndryshime kushtetuese. Ky fakt  do të duhej ta ketë përkrahjen e deputetëve të Listës Serbe, për shkak se ndryshimet kushtetuese në Kosovë, nuk mund të bëhen pa pajtimin e komunitetit serb.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë srejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg”.

Ai theksoi se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen së Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, e kjo, sipas tij, është stabiliteti afatgjatë.

 

Të fundit