Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i gjyqtares/ Shullazi nuk e ka për herë të parë: 'mesazhet' për politikanë dhe akademikë

Kërcënimi i gjyqtares/ Shullazi nuk e ka për herë të

I kërcënuari i parë VIP i Emiljano Shullazit dhe bandës së tij është kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Në filim të janarit 2015, Shullazi sipas raportimeve të medias, që i referoheshin rrëfimit të një prej protagonistëve të ngjarjes, i ka dalë para deputetes Voltana Ademi (sot kryetare e bashkisë Shkodër) e cila po pinte kafe me një shoqe në një nga lokalet e zonës së Bllokut. "Thuaji atij kryetarit tënd të mos më përmendë emrin, se do i ketë punët keq”, i ka thënë Shullazi ish-deputetes.

Ademi ka informuar kryetarin e Partisë Demokratike dhe më pas i është drejtuar Prokurorisë për të bërë një kallzim ndaj kërcënuesit. Një reagim i fortë ka ardhur edhe nga selia e Partisë Demokratike.

Shullazi ka dalë sërish në sipërfaqe një vit më vonë, në prill 2016, kur sipas një denoncimi të ish-kryeministrit Berisha ka kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni i cili po garonte me Klodeta Dibrën, një aktiviste të Partisë Socialiste. Pas denoncimit të Berishës lajmi krijoi rrathët e një skandali dhe kjo çoi në arrestimin e Shullazit.

I ndodhur në paraburgim, në pritje të marrjes së një vendimi për të, Shullazi, sipas një lajmi të Top Channel, ka kërcënuar sërish, kësaj here gjyqtaren që ka në ngarkim çështjen e tij. Saida Dollani, që mban edhe detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit për krime të rënda i është drejtuar organeve përgjegjëse dhe ajo bashkë me familjen janë vendosur nën mbrojtje të posaçme.

 

Të fundit