Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i Metës për armatosjen e popullit, ja si veproi presidenti i zgjedhur kur deklarata bëhej në Kuvend nga Berisha

Kërcënimi i Metës për armatosjen e popullit, ja si veproi

Ilir Meta ka bërë sot nga Lezha deklaratën më të rrezikshme në këtë fushatë elektorale. Ai kërcënoi me armatosjen e popullit nëse policia nuk arreston personat që kanë dhunuar militantin e LSI-së në Lezhë.

Një deklaratë e ngjashme u bë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit në prill të vitit të kaluar.

“Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen. Nëse ju si organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm tua kthejnë ju me të gjitha mjetet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni”, do deklaronte Berisha në atë kohë, duke u justifikuar më pas se po fliste për modelin amerikan.

Por si reaguan në atë kohë Ilir Meta dhe LSI? Me heshtje. LSI nuk bëri asnjë deklaratë ku të dënonte thirrjet e Berishës. Edhe në Byronë e Kuvendit ku u mor vendimi për përjashtimin e Berishës, Ilir Meta nuk votoi, ndryshe nga pjesa tjetër e mazhorancës.

Tashmë Meta ka zënë vendin e Berishës dhe duke i ndjerë i kërcënuar nga Edi Rama, bën thirrje për armatosjen e popullit.

Berisha drejt refuzimit të marrëveshjes Rama-Basha? “Në Shqipëri po zhvillohet një farsë elektorale”

Të fundit