Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i Ramës me vizat kush cënon zgjedhjet, ish-drejtori i PS e sfidon: ‘Nuk e dua’ Amerikën dhe BE-në  

Kërcënimi i Ramës me vizat kush cënon zgjedhjet,

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, një kritik i qeverisë Rama, ka vënë në dukje mosreagimin e ambasadorët e vendeve të BE dhe SHBA , kur dikush sipas tij kërcënon në emër të tyre.

Ai thekson se nuk do ta donte as Amerikën dhe as BE-në, nëse ndëshkojnë ata qytetarë që refuzojnë zgjedhjet e Edi Ramës.

“Personalisht, nuk do dua kurrë të shkel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, nëse ata më ndëshkojnë për zgjedhjet e Edvin Ramës, për zgjedhjet e një neodiktatori, për zgjedhjet e një qeverie më të korruptuar, për zgjedhjet e një kaste që zgjedhjet i blejnë me lekët e drogë....!”, shkruan ndër të tjera Prençi.

Reagimi i plotë:

“ Nuk e dua” Ameriken dhe BE-n..!

Ditët e fundit po më gricen veshin bërtima e kryeministrit: kush cënon procesin zgjedhor dhe zgjedhjet, do ndeshkohet sipas ligjit e madje do i mbyllë vetes edhe dyert për në SHtetet e Bashkuara të Amerikes dhe vendet e Bashkimit Evropian....!

Asnjë nuk flet, asnjë nuk reagim e madje dhe ambasadorët e vendeve të BE-s dhe SHBA-s, kur një i çmendur kercenon në emrin e tyre...!

Përsonalisht nuk do dua kurrë të shkel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, nëse ata më ndëshkojnë për zgjedhjet e Edvin Ramës, për zgjedhjet e një neodiktatori, për zgjedhjet e një qeverie më të korruptuar, për zgjedhjet e një kaste që zgjedhjet i blejnë me lekët e drogë....!

Të nderuar miq: Vetem për faktin se një Kryeminister i papergjegjshëm kërcënon me të tilla argumenta, duhet të reagojmë me çdo mjet kundra këtyre zgjedhjeve të 30 qershorit sepse vetem atëherë do perfitoje Shqiperia dhe Shqiptarët.

Jam i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe vendet e Bashkimit Evropian do na duan më shumë kur të largojmë Edvin Ramen dhe Rilindjen nga pushteti, pasi vetem kta mostra i janë drejtuar dhe institucioneve të depolitizuara si ( Policisë Shtetit), për te votuar PS-n....!

Qëndresa e shqiptarëve kundra të keqes do fitoje me çdo kusht dhe pastaj do shkojmë masivisht në zgjedhje për të rilindur.

Me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje......

Ndoshta vetem Rilindasit dhe të bindurit do shkojnë në votime moniste........!

Rroftë demokracia, rroftë Shqiperia dhe populli i vuajtur Shqipëtar.

Të fundit