Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kërcënimi i sigurisë kombëtare; Pse Qeveria nuk i konsideron ‘akte terrori’ sulmet në aeroport?
Aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ është institucion dhe infrastrukturë strategjike e sigurisë kombëtare në Shqipëri. Vëmendja që institucionet e sigurisë supozohet se i kushtojnë aeroportit është maksimale. Shumë pak vende dhe institucione brenda territorit të një shteti mund të jenë më të sigurta se aeroporti.
Por në vitet e fundit është dëshmuar se aeroporti i vetëm që funksionon në Shqipëri është në fakt vendi më pak i sigurtë.
Dy grabitje me armë janë kryer brenda pistës së avionëve në aeroportin ‘Nënë Tereza’ dhe në të dyja rastet, 2016 dhe 2019, Polica e Shtetit dhe Qeveria nuk i kanë konsideruar ‘akte terrori’. Grabitja e parë nuk shërbeu që Policia, Qeveria dhe kompania përgjegjëse të merrnin masa për rritjen e sigurisë në aeroport, duke pasuar me vjedhjen e 10 milionë eurove.
Por çfarë janë konsideruar vitet e fundit ‘akte terrori’ në Shqipëri? Që prej 2014-ës, Qeveria dhe Policia kanë folur për ‘akte terrori’ sa herë është kërcënuar siguria kombëtare, kryesisht në sektorin energjitik, por edhe në sulmin me tritol ndaj farmacisë së babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Rastet kur Qeveria ka folur për ‘akte terroriste’:
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për tritolin në shtyllën e interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. 4 janar 2014: “Ajo që është konsideruar si akt terrorist nuk është përfshirë në buletin sepse daton me 31 dhjetor. Është një ngjarje goxha e rëndë sepse na kthen në memorie atë që kemi jetuar në vitet 2000-2001 ndërkohë shënon aktin e parë terrorist që mesazhet politike janë të qarta. Është një akt terrorist i mirësynuar dhe i adresuar mirë. Do ftoja të gjithë të distancohen dhe ta dënojnë. Prisja që PD të dilte sot të distancohej dhe ta dënonte. Siç do prisja këtu edhe Sali Berishën të njoftonte policinë nëse ka informacione të veçanta për autorë të mundshëm. Mund t’ju siguroj që nga Policia e Shtetit do të trajtohet si akt terrorist. Janë akte terrorriste që cënojnë sigurinë kombëtare dhe do trajtohen si të tilla.”
Kryeministri Edi Rama për tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit. 10 shkurt 2015: “Akti terrorist ndaj familjes së ministrit të Brendshëm, kafshim monstrash që kanë marrë, po marrin dhe do të marrin atë që meritojnë: Dorën e shtetit në fyt deri në frymën e tyre të fundit!”
Zv ministri i Energjisë, Ilir Bejtja për tritolin në linjën e interkonjeksionit Tiranë-Prizren. 18 mars 2019: “Rrëzimi i shtyllës do të kërcënonte të linte gjithë vendin pa energji elektrike, pra do të kërcënonte sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë sigurinë kombëtare. Është një akt, mund të konsiderohet jo vetëm i dhunshëm por edhe terrorist.”
Pra standardi i Qeverisë për të përcaktuar një ‘akt terrori’ është i qartë, në momentin kur një sulm kërcënon sigurinë kombëtare ai konsiderohet i tillë.
Shumë ekspertë në vitin 2016-të, por edhe për sulmin e ditës së djeshme, kanë theksuar se siguria kombëtare është kërcënuar hapur në aeroportin e Rinasit. Në korrik të 2016-ës, Gjovalin Loka, drejtor i Sigurisë në Policinë e Shtetit, do të deklaronte se në grabitjen e 3 milionë eurove brenda pistës së aeroportit u kërcënua siguria kombëtare, ndaj institucionet duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi kur firmosnin kontrata koncesionare.
Tre vitë më pas, persona të armatosur me kallash dhe granata thyen sigurinë e aeroportit dhe për disa minuta bllokuan një avion të mbushur me pasagjerë për të grabitur 10 milionë euro.
Kjo ngjarje, sipas ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është rëndë por jo kërcënim i sigurisë kombëtare. “Cënimi i sigurisë kombëtare është fjalë e madhe, por ngjarja e Rinasit është e rëndë dhe duhet parë me seriozitet”, ka deklaruar ajo.
Por sipas strategjisë së sigurisë kombëtare të miratuar në vitin 2014-të, kur Kodheli ishte ministre e Mbrojtjes, theksohej se elementë kritikë të infrastrukturës aeroportuale mbetën të cenueshme, ndaj përgatitja për mbrojtjen e insfrastrukturës së re përbën investim të domosdoshëm për sigurinë e vendit.
“Elementë kritikë të infrastrukturës, të natyrës energjetike, informatike, e telekomunikimit, rrugore apo aeroportuale mbeten të cenueshme. Mbrojtja e inventarit aktual të kësaj infrastrukture dhe përgatitja për mbrojtjen e infrastrukturës së re nga aktet e vandalizmit, sabotazhit, terrorizmit dhe të pakujdesisë njerëzore përbën investim të domosdoshëm për sigurinë e vendit”, thuhet në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare që gjendet në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.
Qeveria ‘i ka larë duart’ për këtë ngjarje të rëndë me një reagim të vetëm ministres së Transportit, Belinda Balluku, e cila shmangu ‘kërcënimin e sigurisë kombëtare’. Ajo tha se aeroporti është i kërcënuar edhe nga akte më të rënda se grabitja, por nuk i përcaktoi këto akte me një term të saktë.
“Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq. Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”, u shpreh ndër të tjera Balluku, ish-drejtuese e ‘Albcontrol’.
Ngjarja në aeroportin e Rinasit, më 9 prill, mund të konsiderohet fare mirë një ‘akt terrori’ nëse i referohemi precedentëve dhe deklaratave të Qeverisë për tritolet e vendosura në shtyllat e tensionit të lartë, deklaratës së drejtorit për Sigurinë në Policinë e Shtetit dhe dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. Në aeroportin ‘Nënë Tereza’ u kërcënua hapur siguria kombëtare, por Qeveria e Edi Ramës vijon të refuzojë të flasë për ‘akt terrori’.
Politiko.al
- Kush ishte Admir Murataj, i shumëkërkuari me 13 identitete, “koka” e grabitjeve spektakolare nga Greqia në Tiranë
- Cilat janë dy bankat që iu grabitën 10 milionë euro në Rinas
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38