Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i Xhelal Mziut: Hiqni flamujt e PS-LSI ose do iu shembim shtëpitë. Reagon Rama: Bodrumi i “Republikës së Re”

Kërcënimi i Xhelal Mziut: Hiqni flamujt e PS-LSI ose do iu shembim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku dëgjohet kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, teksa kërcënon qytetarët që kanë vendosur flamujt e PS dhe LSI në shtëpitë e tyre. Mziu paralajmëron qytetarët që t’i heqin ato flamuj ose në kundërt do u prishtën shtëpitë.

Kryeministri Rama e shprehet se ky kërcënim vjen nga bodrumi i “Republikës së Re”.

Reagimi i Edi Ramës:

Kërcënim nga bodrumi i Republikës së Re💤💤💤💤💤....

Në 8 vjet bënë vetëm 21 mijë legalizime me lekë mbi dorë e nën dorë (85% ngrehina biznesi në rrugë,oborre shkollash e spitalesh,parqe,terrene sportive, zona të mbrojtura natyrore e hapësira monumentesh kulture)... Në 2 vjet e gjysëm kemi arritur sot shifrën 144 mijë legalizime FALAS (93% shtëpi socialistësh e demokratësh pa dallim dhe pjesa tjetër sipërmarrje prodhuese kryesisht në fshat)

Shikojeni se si Republika e Re është qimja që ndërron në një qenie që zakonin s'e harron😳 dhe mos e harroni se mbi bindjet politike, në 25 qershor është Shqipëria që duam, me shtet-punë-mirëqenie për çdo shqiptar pa dallim, jashtë bodrumeve të partive që ju duan të përçarë vetëm për pushtetin e tyre.

 

Të fundit