Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i Ylli Rakipit, reagon PD: Krimi ndihet më i fortë se shteti dhe drejtësia

Kërcënimi i Ylli Rakipit, reagon PD: Krimi ndihet më i fortë

Partia Demokratike ka reaguar pas raportimit se gazetari Ylli Rakipi ka marrë kërcënime për jetën. Duke dënuar në mënyrën më të ashpër këtë ngjarje, PD thekson se është në krah të gazetarit që ka denoncuar vjedhjen e 30 milionë eurove nga kryeministri Edi Rama.

“Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë. Kur krimi guxon të kërcënojë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së.

Demokratët bëjnë përgjegjës për këtë situatë të rëndë kryeministrin Rama.

Reagimi i plotë i PD-së:

Partia Demokratike dënon në mënyrën më të ashpër kërcënimet që i janë bërë gazetarit Ylli Rakipi.

Ne jemi në krah të zotit Rakipi, me të njejtën kurajo dhe vendosmëri me të cilën ai ka denoncuar vjedhjen dhe pastrimin e 30 milionë eurove nga Edi Rama, përmes një skeme ndërkombëtare kriminale.

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë.

Kur krimi guxon të kërcënojë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia.

Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i krimit në vend.  Asnjë qytetar nuk është më i mbrojtur në Shqipëri dhe nuk do të jetë derisa Edi Rama të largohet nga pushteti.

Të fundit