Flash News

KRYESORE

Kërcënimi me pistoletë ndaj gazetarit, reagon Berisha: Mafia e lidhur me qeverinë kundër medias

Kërcënimi me pistoletë ndaj gazetarit, reagon Berisha: Mafia e

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një sulm frontal të mafies së lidhur me qeverinë kundër medias, rastin e djeshëm ku një biznesmen i drejtoi armën në fytyrë korrespodentit të ‘report tv’. Ky i fundit po filmonte pasojat e një shpërthimi me tritol pranë lokalit të biznesmenit.

“Te dashur miq, sot tek raportonte per nje ngjarje kriminale, vendosje tritoli ne nje lokal, pronari i lokalit ka nxjerre forcerisht jashte duke i drejtuar revolen gazetarin Jul Shota. Ky akt kriminal, i dyti ne harkun e nje jave ndaj gazetarit ne detyre, deshmon per nje sulm frontal te botes se krimit dhe mafie te lidhur me qeverine kunder mediave dhe gazetareve dhe perben nje kercenim serioz per jeten dhe lirine e tyre.

Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin mafioz nda gazetarit Jul Shota, bej thirrje qytetareve te ngrihemi per te permbysur pa vonese Noriegen dhe narkoqeverine e tij! sb|, shkruan Berisha në ‘Facebook’.

Të fundit