Flash News

E-TJERA

Kërcënimi i Mynyr Konit, Haki Çako jep dëshminë te Krimet e Rënda

Kërcënimi i Mynyr Konit, Haki Çako jep dëshminë te

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur sot për të dëshmuar kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako, për të dhënë informacione në lidhje me kërcënimin që i është bërë rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Çako pritet që të jap informacione në lidhje me këtë ngjarje, për të cilën u arrestua Emiliano Shullazi, pas denoncimit publik nga ish-kryeministri Sali Berisha. Deri tani nuk dihet ende se çfarë ka thënë Çako përpara hetuesve pasi marrja në pyetje po vazhdon ende.

Kërcënimi për Konin është bërë në prill të vitit të kaluar kur ai kandidonte për Rektoratin e Universitetit të Tiranës. Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, të cilët për mediat nuk dhanë asnjë infromacion për atë që kanë deklaruar përpara hetuesve.

Të fundit