Flash News

KRYESORE

Kërcënimi ndaj Metës, Fatos Lubonja: Ruçi ka koalicionin e fshehtë PS-PD nga mbrapa

Kërcënimi ndaj Metës, Fatos Lubonja: Ruçi ka koalicionin e

Analisti Fatos Lubonja beson se PS dhe PD janë në një koalicion të fshehtë dhe kjo kuptohet nga kërcënimi që Gramoz Ruçi bëri për shkarkimin e Ilir Metës si president.

Sipas Lubonjës, ka shumë shenja që tregojnë për një marrëveshje mes dy partive të mëdha, pavarësisht se kjo po u fshihet shqiptarëve.

“Në botë ndodh që ka koalicione që deklarohen në bazë programesh. Këta nuk iu thonë shqiptareve që me kë do të bëjnë koalicion. Unë dua ta di këtë. A është vërtet këtu apo ka një koalicion të fshehtë që është PS-PD? Për sa i përket akuzave të Ruçit mund të themi që kemi një marrëveshje. Ruçi kërcënon se ka pas këtë marrëveshje, sepse po dalin shumë shenja”, deklaroi Lubonja në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ruçi kërcënoi Metën sot se mund të bëhet presidenti i parë në Shqipëri që shkarkohet nga posti.

Shkarkimi i Metës si president më 17 qershor? Këto janë dy rrugët e vetme që mund të ndjek Rama

Të fundit