Flash News

KRYESORE

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, Meta takon gazetarin: Institucionet ligjzbatuese të hetojnë rastin dhe ndëshkojnë autorët

Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit, Meta takon gazetarin: Institucionet

Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi është kërcënuar me jetë. Është faqja që drejtohet nga Rakipi, ‘Tpz.al’, që njofton se “këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pas kësaj afere”.

Menjëherë ka reaguar presidenti Ilir Meta për ngjarjen. Ai ka takuar gazetarin duke u solidarizuar me të si dhe i kërkon institucioneve ligjzbatuese të hetojnë rastin dhe ndëshkojnë autorët.

Reagimi i Metës:

Presidenti Meta dënon kërcënimet ndaj gazetarit, Ylli Rakipi 18 dhjetor 2018 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z.Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës. Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z.Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave. Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve. Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit.

Të fundit