Flash News

KRYESORE

Kërcënimi nga Irani, Rama mesazh nga Vjena: S’ jemi posaçërisht të rrezikuar, çdo sulm ndaj nesh është sulm mbi NATO-n

Kërcënimi nga Irani, Rama mesazh nga Vjena: S’ jemi

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë tjetër mesazh për Teheranin, një ditë pasi lideri suprem Ali Khamenei e cilësoi indirekt Shqipërinë si një vend të vogël dhe djallëzor, për shkak se strehon prej vitesh opozitën iraniane, rreth 3 mijë muxhahedinë.

Në një konferencë për mediat në Vjenë, teksa Shqipëria sot mori zyrtarisht kryesimin e OSBE për 2020, Rama tha se strehimi i opozitës iraniane ishte një risk, por Shqipëria nuk është posaçërisht e rrezikuar pas konfliktit SHBA-Iran.

“A është Shqipëria e rrezikuar nga deklaratat dhe gati për t’u përballur në rast të një sulmi kibernetik nga Irani?”, pyetet nga gazetarët Rama, i cili tha: “Ne nuk jemi posaçërisht të rrezikuar pas ngjarjes.

Ne e dimë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin humanitar të mbrojtjes se njerëzve të kërcënuar nga regjimi i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk, jam krenar që ky risk është marrë përsipër, politika shqiptare ka një qëndrim dhe ka bërë këtë hap me bindje të unifikuar në funksion të detyrimeve të një aleance me SHBA. Duhet ta theksoj se jemi anëtar të NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi Nato-n.

Për ata që mund ta keni imagjinuar përfshirjen tonë në NATO si një moment thjeshtë celebrimi dhe jo si një moment angazhimesh në një aleancë që përballet edhe me rrisqe do të duhej të rikonceptojë mendimet. Jemi në një botë që përballemi me armiq të lirisë dhe demokracisë dhe jemi krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të një aleance që lufton për një botë më të mirë”, tha Rama.

Të fundit