Flash News

KRYESORE

Kërcënohen drejtuesit e Vllaznisë në Shkodër, ndërpritet seanca stërvitore

Kërcënohen drejtuesit e Vllaznisë në Shkodër,

Pas Ernest Gjokës, të tjera kërcënime janë adresuar edhe ndaj drejtuesve të ekipit të Vllaznisë.

Mësohet se janë kërcënuar trajneri Agim Canaj, administratori Suad Lici dhe drejtori teknik, Engin Firat.

Si pasojë, seanca stërvitore e ekipit është ndërprerë, ndërsa tre përfaqësuesit e kërcënuar nuk kanë preferuar të komentojnë rastin.

Ende nuk ka një reagim zyrtare nga ana e klubit.

Të fundit