Flash News

KRYESORE

“Kërcënohet liria e medias në Shqipëri”, Vokshi: AKEP vegël në duart e kryeministrit

“Kërcënohet liria e medias në Shqipëri”, Vokshi:

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar lidhur me ndërprerjen e sinjalit nga operatorët celularë në zonën ku ndodhëshin protestuesit gjatë ditës së djeshme.

Vokshi shprehet se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ëshët një vegël në duart e kryeministrit që kërcënon lirinë e medias në Shqipëri.

Postimi i plotë:

SKANDALI: #AKEP, vegla në duart #Kryeministrit që kërcënon lirinë e #medias në Shqipëri.

I thirrur “nën armë” në ushtrinë e censorëve, Ilir Zela, në shkelje flagrante të #lirisë së medias urdhëroi fikjen e antenave në zonën ku zhvillohej protesta e opozitës, duke ndërprerë qëllimisht sinjalin e transmetimeve për dhjetra gazetarë ndërkombëtare (Reuters, DË, RAI, Assosiated Press, AFP, Euroneës, Sky Neës etj) dhe vendas që po raportonin në terren.

SKANDALI, merr përmasa edhe më të mëdhaja, sepse dhe për orë të tëra qytetarët e Tiranës, kanë qenë pa asnjë mjet komunikimi, asnjë mundësi informimi apo marrje cdo lloj shërbimi shëndetësor në shkelje flagrante të cdo të drejte kushtetuese.

Justifikimi i AKEP-it, “veglës” së Kryeministrit se u kujdes për sigurinë publike është një gënjeshtër!

Ilir Zela duhet ta ketë firmosur urdhërin me kundra gaz, ndryshe të japë #dorëheqjen për të provuar se nuk po abuzon rëndë me detyrën e pavarur, si një socialist servil i rilindasve pushtues në shtëpinë e tij!

Të fundit