Flash News

KRYESORE

Kërcënohet me jetë Klement Zguri, policia dhe Garda e merr në mbrojtje bashkë me familjen

Kërcënohet me jetë Klement Zguri, policia dhe Garda e merr

Në kulmin e tensioneve politike dhe vetëm pak ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, është kërcënuar me jetë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Sipas të dhënave paraprake, Zguri është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit dhe Garda bashkë me familjen e tij.

Sot, punonjës të Gardës dhe policisë kanë qenë të pranishëm në ambientet e KQZ për ruajtjen e kreut të KQZ-së.

Kujtojmë se dje, Zguri në mbledhjen e KQZ, të shoqëruar me debate, kërkoi një hetim administrativ mbi pjesëmarrjen e zgjedhjeve në 30 qershor dhe hapjen e kutive të votimit  për të sqaruar akuzat nëse ka patur ose jo manipulime, por propozimi i tij u hodh poshtë me 4 vota pro.

Të fundit