Flash News

KRYESORE

Kërcënohet zyrtari i LSI, tre persona i vënë armën në kokë: Jeta e familjarëve të tu…

Kërcënohet zyrtari i LSI, tre persona i vënë armën

Tre persona kanë kërcënuar me armë kreun e LSI-së në fshatin Gjovoren të Beratit, Krenar Shehu. Shehu ka denoncuar në policia ngjarjen e ndodhur në lagjen “Uznovë”, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasit Gazment M, Gramoz T dhe Ramazan T.

Krenar Shehu ka thënë se tre personat i kanë vënë armën në kokë dhe e kërcënuan me jetën e familjarëve.

“Më vunë pistoletën në kokë, më thanë se jeta jote dhe e familjarëve të tu vlen sa një fishek”, ka deklaruar Shehu.

Të fundit