Flash News

KRYESORE

Kërcënoi me armë 24-vjeçarin në Elbasan, autori në kërkim

Kërcënoi me armë 24-vjeçarin në Elbasan, autori

Dy të rinj nga qyteti i Elbasanit janë konfliktuar me njëri-tjetrin ditën e sotme për motive të dobëta, ku pas zënkës, 31-vjeçari ka kërcënuar me armë personin tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur “Kala”, ku shtetasi me inicialet E.S, pas një konflikti banal ka qëlluar me grushte shtetasin me inicialet A.H, 24 vjeç, dhe më pas e ka kërcënuar me armë.

Sapo është lajmëruar policia, 31-vjeçari është larguar me shpejtësi, ndërkohë që po vijojnë hetimet për kapjen e autorit.

Materialet do ti kalojanë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve të zjarrit”.

Të fundit