Flash News

KRYESORE

Kërcënoi me jetë mjekun, arrestohet 43-vjeçari nga Gramshi  

Kërcënoi me jetë mjekun, arrestohet 43-vjeçari nga Gramshi

Një person u arrestua nga policia e komisariatit të Gramshit, pasi kanosi me thikë mjekun e spitalit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 43-vjeçari Bujar Hoda ka kanosur me thikë mjekun H.K 58 vjeç në oborrin e spitalit. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga 43-vjeçarin, i cili sipas policisë ka kanosur mjekun për motive të dobëta.

“Specialistët e Seksionit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Bujar Hoda 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit”, sqaron policia.

 

 

Të fundit