Flash News

KRYESORE

Kërcënoi një femër në gjendje të dehur, 48-vjeçari i largohet policisë dhe përplaset me një tjetër mjet

Kërcënoi një femër në gjendje të dehur,

Një 48-vjeçar në Burrel është arrestuar  nga policia, pasi në gjendje të dehur ka kanosur një grua, ndërsa më pas është aksidentuar me një automjet.

Sipas policisë, Shkëlqim Milkurti, banues në Lis, Mat, i dënuar më parë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, akuzohet se në qytetin e Burrelit ka kanosur shtetasen me inicialet L.B.

Por siç duket ai nuk e ka ndalur me kaq, ndërsa teksa drejtonte automjetin e tij tip ‘Mitsubishi’, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas ai është përplasur me një automjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Y.P, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindje ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosje”.

Të fundit