Flash News

KRYESORE

Kërcënoi protestuesit, Rama bën një lajmërim të dytë. Ç'do të thotë sonte në orën 19:00

Kërcënoi protestuesit, Rama bën një lajmërim të

Pas protestës së qytetarëve të Kukësit ditën e sotme, që u shoqërua dhe me përplasje të policisë, reagoi kryeministri Rama.

Në një lajmërim të parë në faqen  e tij të 'Facebook', Rama u shpreh: “Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligji”.

Por më vonë kryeministri bëri një lajmërim të dytë ku thotë se sot në orën 19:00 ai do të mbajë një komunikim të drejtpërdrejtë për ngjarjen e sotme të cilën e konsideron krim të rëndë.

“Sot në 19.00 komunikim i drejtëpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit”, shkruan Rama.

Kujtojmë që protesta e  ashpër e ditës së sotme vjen si pasojë e vënies së tarifës prej 10 euro për kalimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”.

Të fundit