Flash News

KRYESORE

Kërcënoi publikisht prokurorin, arrestohet deputeti i Nismës, Milaim Zeka

Kërcënoi publikisht prokurorin, arrestohet deputeti i Nismës,

Arrestohet deputeti i Nismës Social Demokrate, Mialim Zeka.  Ka qenë Prokuroria Themelore në Prishtinë ajo që ka lëshuar urdhrin për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, pas kërcënimit të hapur që bëri publikisht ndaj prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Sipas mediave në Kosovë, deputeti u arrestua sot rreth orës 09.00 dhe aktualisht po merret në pyetje.

Dy ditë më parë, Zeka kërcënoi prokurorin duke thënë : “Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave” .

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës.  Prokuroria pritet të kërkojë masë paraburgimit prej 30 ditësh.

Të fundit