Flash News

KRYESORE

Kërcënoi se do të hidhej nga vinçi, Artan Hoxha bind 35 vjeçarin të zbresë

Kërcënoi se do të hidhej nga vinçi, Artan Hoxha bind 35

 Rreth orës 17:40, në njërin prej vinçave pran Pallatit të Kulturës në Tiranë, një 35 vjeçarë, Sajmir Zalli ka kërcënuar se do të hidhej prej andej. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë është parë që Zalli, Babai i dy fëmijëve, konsumonte cigare dhe fliste në celular.

Në një intervistë për “News 24” gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se 35 vjeçari ka kërkuar që të fliste më të pasi vetëm te ai kishte besim për zgjedhjen e problemit që kishte me pronat.

“Më mori në telefon dhe më tha që quhej Saimir e se hallin që kishte mund t’ja zgjidhja vetëm unë. Duke qenë se nuk isha afër vendit ku po kërcënonte se do hidhej i thashë po të dërgoj një kolegun tim. Fillimisht i kërkova të zbriste që aty se do merresha unë me problemin e tij. Ai këmbëngulte tha se ka një hall të madh. Më tha se nuk ka gjetur mundësi ta zgjidhë, kishte një një problem me prokurorinë e gjykatën në Lezhë. Do ta ndihmoj sapo të dalë nga komisariati. Tani e ka të fikur telefonin, shpresoj mos ta mbajnë shumë brenda”, ka deklaruar gazetari Hoxha.

Zalli ka thënë në polici se prej viti 2015 ai është divorcuar nga bashkëshortja dhe se ajo nuk e lejon të takojë fëmijët. 35-vjeçari nga Lezha tha se ish-gruaja e akuzon për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve dhe për këtë arsye mori vendimin ekstrem.

Të fundit