Flash News

KRYESORE

'Kërcënon' Myslim Murrizi: Nëse votohet drafti i PS-së, do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese! Edhe Ver Llapa e rrëzon

'Kërcënon' Myslim Murrizi: Nëse votohet drafti i

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Mylsim Murrizi ka “kërcënuar” me dërgim në Gjykatën Kushtetuese të ndryshimevë në Kodin Zgjedhor, nëse drafti i PS do të kalon për votim në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Murrizi tha se hapja e listave është prej 15 muajsh në kërkesat e opozitës parlamentare dhe se nëse varianti i PS kalon në Parlament, do ta dërgonte çështjen në Kushtetuese brenda tetorit.

“Kur ti kërkon të shkelësh kushtetutën si letër bakalli. Është shumë e rëndë se të duhen 10 mijë firma për të hequr një emër të kryetarit. Edhe Ver Llapa të jetë në Gjykatë Kushtetuese do ta rrëzojë. Është në kërkesën e opozitës parlamentare prej 15 muajsh për hapjen e listave. Sot për herë të parë, unë do të kujtoj Gjiknuri që në vitet nga 97 partitë kanë qenë këtu.

Por deputet dilte ai që merrte edhe një votë më shumë. Si mund ta pengosh ti. A mund ta gjesh dot nëse Lëvizja Demokratike merr një mandat, a mund ta marrësh ti mandatin. Nëse Rama në Vlorë merr 67 mijë vota dhe ju merrni zero le të respektohet renditja. Ju keni marrë zero vota në Vlorës. I ka marrë partia. Më mirë të vish me 300 vota apo zero vota. Do ta dërgoj brenda Tetorit në Gjykatë Kushtetuese”, tha Murrizi.

Të fundit