Flash News

KRYESORE

Kërcënon Rusia: Sulmojmë Europën nëse pranon raketa amerikane

Kërcënon Rusia: Sulmojmë Europën nëse pranon raketa

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Rusia do të përgjigjet me sulme nëse raketat e reja amerikane vendosen në territorin e Europës.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se mund ta anulojë një traktat mbi armët bërthamore të nënshkruar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, të ashtuquajturën “INF” gati tridekadëshe që ndalon prodhimin e raketave me rreze të mesme veprimi dhe mbushje bërthamore.

Putin paralajmëroi se braktisja e traktatit dhe dështimi për të zgjatur një tjetër marrëveshje kyçe mbi kontrollin e armëve, të njohur si “Neë Start” do të shkaktonte kështu një garë të re armatimesh dhe do ta vendoste Europën në rrezik.

Putin dhe Trump do të marrin pjesë në një ceremoni në Paris, më 11 nëntor, që do të shënojë përkujtimin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore. Kremlini tha të mërkurën se është i gatshëm të diskutojë mbi mundësinë e një samiti mes Putinit dhe Trumpit në Uashington, vitin e ardhshëm.

Të fundit