Flash News

KRYESORE

Kërcënon të miturën me video intime, ajo i jep euro dhe bizhu të shtrenjta

Kërcënon të miturën me video intime, ajo i jep euro dhe

Një adoleshent nga Berati është nën hetimin e policisë, pasi akuzohet se nëpërmjet kërcënimit që i ka bërë 16 vjeçares se do t’i publikonte fotot dhe videot intime, i ka marr lekë dhe bizhuteri flori.

Në periudha të ndryshme kohore djali ka arritur të marr prej saj 200 euro, dy varëse, një palë vëth dhe një unazë flori.

Njoftimi i policisë

Seksioni kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ka referuar materialet hetimore në  Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për shtetasin me inicialet A.B, 17 vjeç.

Ky i fundit sipas njoftimit të bluve, dyshohet se nëpërmjet kanosjes për publikimin e disa fotove dhe videove intime, i ka marrë në periudha të ndryshme 200 euro, 2 zinxhirë, 1 palë vëthë dhe 1 unazë floriri, shtetases D.K, vjeç 16.

Ai po hetohet në bazë të nenit 109/b i Kodit Penal.

Të fundit