Flash News

KRYESORE

Kërcënonte qytetarët për vizat, analisti nxjerr foton: Kush e shoqëronte dje Ramën në ‘pushtimin’ elektoral të Shkodrës

Analisti Fatos Lubonja, ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama nga tubimi elektoral që mbajti dje në Shkodër.

Në foton që analisti publikon, Rama shihet nën shoqërinë e Tom Doshit.

Lubonja e quan kryeministrin hipokrit, “kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës”.

Lubonja sqaron se Tom Doshi figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Deparatmentit i Shetit u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.

 

Postimi i Lubonjës

Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t'u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto. Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elekoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Deparatmentit i Shetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.

Besoj se kjo foto flet shumë edhe për "syverbësinë" e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Të fundit