Flash News

KRYESORE

Kërcënuan prokurorin pas vdekjes së djalit, arrestohen prindërit e të ndierit

Kërcënuan prokurorin pas vdekjes së djalit, arrestohen

Pas vdekjes së ë birit në një aksident automobilistik, çifti i bashkëshortëve, Luftar dhe Pranvera Buzi, bënë thirrje për prokurorin e çështjes pasi sipas çiftit Buzi ai nuk e ka zbardhur shkaqet e atij aksidenti.

Për shkak të kësaj thirrje kundër prokurorit, ata janë proceduar penalisht dhe gruaja u arrestua.

Pas lirimit të tyre, babai i viktimës, Luftar Buzi ka treguar se e vërteta e arrestimit të bashkëshortes së tij është se prokurori pretendon se thirrja kundër tij ishte një kërcënim.

Mirpo Buzi treonë se në atë letër kishte shkruar se do të vriste veten dhe gruan nëse çështja e djalit të tyre nuk do të zgjidhej.

Mbrëmë policia kontrolloi shtëpinë dhe bene shoqërimin në ambientet e komisariatit. Por avokati i tyre tha se marrja e tyre në policia ka qenë e gabuar dhe kjo është një shkelje. Sipas avokatit këta shtetas nuk përbëjnë rrezik.

Të fundit