Flash News

KRYESORE

Kërkesa e ambasadës gjermane për policinë: Tregoni maturi dhe konsekuencë

Kërkesa e ambasadës gjermane për policinë: Tregoni maturi

Para nisjes së protestës së opozitës, ambasada gjermane në Tiranë në një deklaratë rutinë, bën thirrje për një protestë paqësore.

Në të njëjtën kohë, ambasada e drejtuar nga Susanne Schütz kërkon nga policia të ushtrojë detyrën në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

"Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.

Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv", perfundon mesazhi i ambasades gjermane.

Të fundit