Flash News

KRYESORE

Kërkesa e deputetes së Vlorës: Jepuni pak det edhe peshkatarëve të Jugut, po rrezikojnë jetën

Kërkesa e deputetes së Vlorës: Jepuni pak det edhe

Deputetja demokrate e Vlorës Nada Meçorapaj në vazhdën e diskutimeve për detin me Greqinë, bën një tjetër kërkesë. T’u jepet pak det peshkatarëve të Jugut. Peshkatarët janë shprehur të shqetësuar pranë deputetes se nuk lejohen të ankorohen në bankinën e Porto Palermos nga Forcat Detare.

“Kur deti është me dallgë dhe kushtet e motit të vështira, është detyrim ligjor dhe moral që peshkatarëve, apo kujtdo që është në rrezik, t'u lejohet përdorimi i çdo moli, qoftë civil, privat apo ushtarak”, shkruan Meçorapaj teksa shtron problemin.

Reagimi i deputetes Meçorapaj:  

Peshkatarët, që sigurojnë bukën e fëmijëve nëpërmjet një pune të vështirë që jo rrallë u rrezikon edhe jetën, po përballen me një pengesë të re. Nuk lejohen të ankorohen në bankinën e Porto Palermos nga Forcat Detare. Kur deti është me dallgë dhe kushtet e motit të vështira, është detyrim ligjor dhe moral që peshkatarëve, apo kujtdo që është në rrezik, t'u lejohet përdorimi i çdo moli, qoftë civil, privat apo ushtarak. 

Sa për sqarim, Porto Palermo figuron në guidat turistike si port turistik, pavarësisht 'hartës' së Ministrisë së Mbrojtjes.

Peshkatarët e Vlorës, Himarës dhe Sarandës ma kanë shprehur këtë shqetësim dhe unë kam detyrim, jo vetëm ta përcjell, por edhe t'i kujtoj institucioneve përkatëse dhe opinionit publik tre fakte:

I pari: Pse gatishmëria bie dhe radarët fiken për gomonet me hashash të trafikantëve, ndërsa për peshkatarët hallexhinj dhe në rrezik përdoret një standard arrogance?

Së dyti: Anijet me flamur shqiptar po shpëtojnë jetë emigrantësh në detin Egje, por nuk janë të gatshme ta tregojnë këtë solidaritet me bashkëatdhetarët e tyre në molet e Jugut?

Së treti: Pse jemi 'dorëshpuar' me miljet e Jon.

Të fundit