Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Holandës befason zyrtarët e Komisionit Europian. Ministri i Jashtëm: Shqipëria meriton rikthimin e vizave

Kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë ka surprizuar edhe zyrtarët e Komisionit Europian. Gazeta më e madhe në këtë shtet, De Telegraaf ka pyetur një përfaqësuese të lartë të unionit, e cila në kushtet e anonimitetit shprehet se kërkesa është e paprecedentë.

“Komisioni Evropian kurrë më parë nuk kishte një kërkesë për një procedurë të tillë të jashtëzakonshme të frenimit dhe do ta shqyrtojë atë me kujdes, thotë gruaja. Një vendim për pezullimin e udhëtimit pa viza nuk mund të merret lehtë, shtoi ajo. Vendimi duhet të merret brenda një muaji dhe të miratohet nga Shtetet Anëtare”, raporton gazeta.

De Telegraaf zbulon se Ministri Jashtëm, Stef Blok në një raportim në Dhomën e Përfaqësuesve në muajin Prill, deklaroi në atë kohë se vendet e Bashkimit Europian nuk mbështesnin plotësisht kërkesën e tyre për vizat. Ndërsa tani, raporton gazeta, Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për rikthimin e vizave.

Anëtari i Parlamentit, Madeleine van Toorenburg (CDA) vuri në dukje se një numër relativisht i madh i kriminelëve shqiptarë janë të përfshirë në trafikun e drogës, qenieve njerëzore dhe ka nje rritje te ndjeshme te numrit te azil-kerkuesve.

Të fundit