Flash News

KRYESORE

Kërkesa e opozitës, Kryemadhi tregon deputetet kandidate për zëvendësimin e Taulant Ballës

Kërkesa e opozitës, Kryemadhi tregon deputetet kandidate për

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga një aktivitet me të rinjtë e LRI-së solli dhe njëherë në vëmendje kërkesën e opozitës për të zëvendësuar  Taulant Ballën si bashkëkryetar i delegacionit të stabilizim-asocimit në PE, me një deputet tjetër në Kuvend.

Sipas Kryemadhit, kryeministri Edi Rama duhet ta zëvendësojë Ballën me deputeten Mimi Kodheli ose Vasilika Hysi, por arsyeja se përse kryeministri nuk e bën diçka të tillë është sepse janë bashkëpunëtorë në krim.

“Sot opozita në mënyrë legjitime ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit të stabilizim-asocimit në PE, dhe është normale. Deri në momentin që ky njeri qartëson se nuk ka qenë ai që i ka vënë pistoletën në kokë  punonjësit të policisë, përderisa nuk hedh poshtë lidhjen e tij me trafikantin Bego, që nuk ka probleme të tjera me drejtësinë, nuk i kushton asgjë PS që ta zëvendësonte lehtë me Mimi Kodhelin apo Vasilika Hysin apo deputetë të tjerë, por këtë nuk e bën sepse është i lidhur me krimin”, – tha Kryemadhi.

“Ata pak socialistë të ndershëm e Prokurorië të ndershëm, duhet të reagojnë menjëerë sepse do të cënohet paqja sociale”, bëri thirrje më tej Kryemadhi.

Të fundit