Flash News

KRYESORE

Kërkesa e opozitës parlamentare për reformën zgjedhore: Të largohet menjëherë Damian Gjiknuri

Kërkesa e opozitës parlamentare për reformën zgjedhore:

Opozita parlamentare ka kërkuar që për përmbushjen e reformës zgjedhore të largohet nga bashkëkryesimi i komisionit parlamentar Damian Gjiknuri. Deputeti i kësaj force, Alban Zeneli tha se largimi i Gjiknurit duhet të jetë i menjëhershëm, ndërsa renditi disa kushte në këmbim të votës pro.

“Largimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë sesion parlamentar. Reforma zgjedhore duhet të jetë kryefjala e të gjithë politikës shqiptare dhe e këtij Kuvendit , jo vetëm për fasadë siç është përdorur e po përdoret edhe sot. Po kryer një reformë të vërtetë zgjedhore ne nuk kemi kryer asgjë. Një njeri i akuzuar dhe i dëgjuar si i përfshirë në krim elektoral nuk mund të mbajë pozicionin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore”-tha Zeneli.

Për realizimin e reformës zgjedhore duhen 84 vota në kuvend.

Të fundit