Flash News

KRYESORE

Kërkesa e opozitës parlamentare për ‘Sistemin’, Ruçi: në 30 qershor mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Kërkesa e opozitës parlamentare për ‘Sistemin’,

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi në Kuvend se në 30 qershor do të nisë mbledhja e parë e Këshillit të Legjislacionit për të diskutuar gjatë gjithë muajit korrik kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit.

Sipas Ruçit, çështja e sistemit zgjedhor është problem kushtetues dhe nuk e ka tagër ky komision të ndryshojë kushtetutën, por ka vetëm Kodin.

“Sistemi është problem kushtetues, nuk e ka tagër ky komision të ndryshojë kushtetutën, ka vetëm Kodin.

Sa i përket transparencës së procedurës, e vetmja nisëm është firma e 28 deputetëve që ju i anatemuat, që sipas rregullores parlamentit në datën 30 starton mbledhja e parë dhe do vazhdojë gjatë gjithë muajit Korrik.

Jeni të ftuar të jepni mendimet . Komisioni i reformës elektorale ka punë vetëm me kodin elektoral jo me sistemin. Ai është target kushtetues dhe ka procedura të tjera, e keni institucionalizuar datën 15, në datën 30 që plotëson fiks dy javë zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Legjislacionit dhe komisionit të Ligjeve”, tha Ruçi.

Lexo edhe: Opozita parlamentare draft për ndryshimet kushtetuese: Duam lista të hapura, pa koalicione

Të fundit