Flash News

KRYESORE

Kërkesa e opozitës për materialet zgjedhore, analisti Krasniqi: Të hapen të gjitha, palët të marrin mësime

Kërkesa e opozitës për materialet zgjedhore, analisti Krasniqi:

Analisti Afrim Krasniqi, duke folur në studion e televizionit A2, u ndal te kërkesa e partive opozitare ndaj KQZ, për tu vënë në dispozicion materialet zgjedhore.

Krasniqi sqaron se kjo kërkesë është e ligjshme, madje KQZ-së i lejohet të japë këto materiale.

Për Krasniqin Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për transparencë.

“Së pari, është mirë që opozita i adresohet KQZ-së, pasi kjo do të thotë se kërkon të ndjekë rrugën institucionale për zgjidhjen e konfliktit dhe problematikave të saj në lidhje me pretendimet për zgjedhjet.

Së dyti, ligji është i ndarë në dy aspekte, në aspektin e asaj që quhet dokumentacion zgjedhor dhe asaj që quhet pronë e KQZ, që lidhet me brendësinë e kutive. I gjithë materiale që lidhet me dokumentacionin zgjedhor, ku ndodhen edhe shumica e elementeve që kërkohen nga opozita, zyrtarisht KQZ, në rastin më të keq, është i detyruar t’i adresojë dhe më pas 3 muajve t’i depozitojë në arkivën e shtetit dhe çdo qytetar ka të drejtë t’i marrë. Problemi është se sa i gatshëm është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të treguar një vullnet politik që shkon përtej kësaj praktike.

Të hapen të gjitha materialet zgjedhore të tanishme, por edhe të periudhës kur ka qeverisur PD-ja dhe nëse gjenden shkelje, të gjitha palët të marrin një mësim të mirë”, tha Krasniqi.

Në letrën që opozita i dërgoi dje KQZ thuhej ndër të tjera se kërkesa për vënien në dispozicion të marialeve zgjedhore bëhet “në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha niveket e adminsitratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit.

 

 

Të fundit