Flash News

KRYESORE

Kërkesa e opozitës për ndërhyrje të OSBE/ODIHR, Spiropali: S'mund t'i marrim leje. Ka vdekur historia!

Kërkesa e opozitës për ndërhyrje të OSBE/ODIHR,

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për  ndërhyrjen e OSBE/ODIHR për çështjet që nuk bien dakord. Gjatë një debati në “Open”, Spiropali është shprehur se nuk mund t’i merret leje OSBE-së pasi ndryshimet kushtetuese janë votuar në Kuvend me shumicë të cilësuar dhe se me këtë është mbyllur historia.

“Nuk mund t’i marrim leje OSBE/OHDIR: “Kemi bërë apo jo mirë që votuam ndryshimet kushtetuese?”. Ne i kemi votuar me 100 vota ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë. Ka mbaruar, ka vdekur historia.

Ju i quani ata jolegjitim, por ata kanë sjellë më shumë propozime në kuvend se opozita jashtëparlamentare”, shprehet Spiropali.

Të fundit