Flash News

KRYESORE

Kërkesa e PD për anëtarë në KQZ, Kosovrasti përplaset me Bibën: S’jeni subjekt zgjedhor, tani jeni si gazetarët

Kërkesa e PD për anëtarë në KQZ, Kosovrasti

Një ditë pasi Partia Demokratike e LSI kërkuan të ketë komisionerë në KZAZ-të përkatëse lidhur me zgjedhjet vendore, mbledhja e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes përfaqësuesit ligjor të PD, Njazi Kosovrasti dhe anëtarit të KQZ-së, Denar Biba.

Gjatë mbledhjes, Biba i është drejtuar Kosovrastit se PD nuk është subjekt zgjedhor, duke e cilësuar kërkesën të njëjtë me atë të gazetarëve, pra në rolin e vëzhguesve.

Pjesë nga debati:

Biba: Zoti Kosovrasti, interesimi juaj kur nuk jeni subjekt zgjedhor është i njëjtë me atë të gazetarëve

Kosovrasti: Sipas jush nuk duhet të jem unë këtu. Sipas jush PD duhet të vijë vetëm për të parë?

Biba: Intensiteti i ndërhyrjeve tuaja më duket i tepruar se nuk jeni subjekt zgjedhor. Jeni regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit?

Kosovrasti: Ç’punë keni ju, jemi parti parlamentare.

Biba: Unë qëndrova në elementin administrativ

Kosovrasti: Nuk e vendosni ju masën e ndërhyrjeve te mia

Të fundit