Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Prokurorisë për “Babalen”, reagon Basha: Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor

Kërkesa e Prokurorisë për “Babalen”, reagon Basha:

Pas kërkesës së Prokurorisë për të arrestuar Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, Basha është shprehur se kjo gjë pritej nga “Prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela”, ndërkohë që ka theksuar se nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.

“Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim. Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet”, shkruan Lulzim Basha në Twitter.

I njohur edhe si “Dëshmitari X”,  Veliu akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kallëzim të rremë në bashkëpunim. E njëjta akuzë, kallëzim i rremë në bashkëpunim, rëndon edhe mbi kunatin e Veliut, Fredi Alizoti, i cili dyshohet të jetë personi që në disa raste dublon në videopërgjim Agron Xhafajn.

Të fundit