Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Prokurorisë për Greqinë; Basha javën e kaluar: Tahiri dhe Habilaj janë takuar në Athinë; Ramës po ia përdorin si presion për detin

Kërkesa e Prokurorisë për Greqinë; Basha javën e

‘News 24’ njoftoi sot se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një letërporosi autoriteteve të Greqisë për lëvizjet e Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt në atë territor. Dyshimet janë se ish-ministri i Brendshëm dhe anëtari i bandës së drogës janë takuar në Greqi dhe kanë lëvizur me automjetin me targë ‘AA003GB’.

Por, më datë 1 shkurt, kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi në të njëjtin televizion, gjatë emisionit ‘Studio e Hapur’, se Tahiri dhe Habilaj janë takuar në Athinë, dhe kjo ka lënë gjurmë te autoritetet greke.

Madje, Basha shkoi edhe më tej kur hodhi dyshime se pala greke po i bën presion kryeministrit Edi Rama me këtë dosje, në mënyrë që ai të pranojë marrëveshjen e detit, ku Shqipëria humbet territor.

“Shqetësimi është ky: Edi Rama është peng. Edi Rama është peng i aferave të tij korruptive dhe kriminale. Edi Rama është peng i Saimir Tahirit i cili në territorin grek është takuar me Habilajt. Dhe një kryeministër peng shantazhohet lehtë nga një qeveri tjetër, e cila do të arrijë qëllimet e saj. Të mos kemi asnjë keqkuptim, unë nuk jam konspirativ. Unë mendoj se na duhet një zgjidhje me Greqinë, kjo i shërben Shqipërisë. Në këtë zgjidhje, Shqipëria nuk mund të cedojë nga interesat e saj. Ne nuk e dimë ku jemi sot. Ne dimë vetëm që politikanët janë takuar në fshehtësi dhe pasi janë takuar kanë rënë dakord për një metodë tjetër. Unë jam kryetari i opozitës dhe detyra ime është t’u them shqiptarëve se nga një kryeministër që është i shantazhueshëm nga aferat e tij që kanë lënë gjurmë, siç ka lënë gjurmë takimi Tahiri-Habilaj në Athinë, rreziku është që interesi kombëtar ekspozohet ndaj dobësisë së një kryeministri për të negociuar, i cili për të mbrojtur aferat e tij mund të krijojë një situatë të pafavorshme për Shqipërinë”, u shpreh Basha.

Kjo deklaratë kaloi në heshtje në mediat shqiptare, por mesa duket është ndjekur me vëmendje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila tashmë i është drejtuar me një kërkesë autoriteteve të Greqisë për t’i dhënë informacione për takimin Tahiri-Habilaj. 

Të fundit