Flash News

KRYESORE

Kërkesa e PS-së për largimin e kreut të KQZ-së, reagon Zguri: Nuk ka asnjë ankimim nga subjektet

Kërkesa e PS-së për largimin e kreut të KQZ-së, reagon

Pas përfundimit të diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, kreu i KQZ-së ka folur për mediet në lidhje me kërkesën e PS-së për largimin e tij nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi sipas tyre ka shkelur ligjin.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë ankimim për mandatin e tij si kryetarii KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor, dhe për aq kohë se kjo mungon vendimi mbetet në fuqi.

“Gjithsesi në respekt tuajin mund të them diçka shkurt. Që dje në një deklaratë timen kam kërkuar që të ruaj statusin tim dhe të jem funksionar publik, dhe ti qëndroj kësaj. Por do ti përgjigjem kësaj pyetje; Kush është institucioni që vlerëson një vendim të KQZ që është apo jo i ligjshëm?Asnjë subjekt zgjedhor se ka ankimuar vendimin e KQZ në Kolegj. Ai është kolegji zgjedhor dhe gjykata. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se në brendësi ai vendim pranohet dhe s’ka pse të diskutohet. Ka procesverbale, e vendime. Gjithçka që verifikohet dhe është publike”,- ka deklaruar Klement Zguri.

Të fundit