Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Ramës me mikrofon fikur për deputetin e PD kur po fliste Basha: "O Edo, thërrite se u mërzita o vlla..."

Kërkesa e Ramës me mikrofon fikur për deputetin e PD kur po

Në replikën e tretë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka kërkuar praninë në sallë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndonëse me mikrofon fikur, është dëgjuar kërkesa e Ramës për deputetin e PD-së, Edi Paloka, për të thërritur në sallë Berishën.

“O Edo, thërrit Saliun mo vlla se u mërzita, thërrit Saliun mo burrë. Thërrite babën ta ngrejë nivelin”, iu drejtua Rama Palokës, ndonëse kur flet Berisha në foltore ai nuk ndalet së kritikuari dhe nuk kursen as fjalët fyese pas shpinës së ish-kryeministrit.

Paralajmërimi i Bashës nga foltorja për ministrin e rëndësishëm të qeverisë: Ti pse qesh? Mund ta blesh lirinë për një muaj...

Të fundit