Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Ramës për produktet serbe, Haradinaj i vë 'kufirin te thana': Këtu vendosim ne

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë darkës në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi ne Prishtine i është kërkuar nga kryeministri Rama pezullimi i taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Kryeministri Rama kërkesa s’mundet me pas, pasi ai qeverisë me Shqipërinë, por mundet me pas qëndrim të vetin i cili është i respektueshëm. Kërkesa s’mundet me pas askush. Ai kishte mendimin e vetë që është mirë të pezullohet taksa”, deklaroi Haradinaj në emisionin ‘Pressing’.

Megjithatë, Haradinaj theksoi se e ka refuzuar kërkesën e kryeministrit shqiptat. “Rama mos t’i jep vetës ngarkesë se ne jemi këtu”, sqarpo Haradinaj.

Në fund, kryeministri i Kosovës zbuloi se Rama nuk pranoi që takimi i përbashkët me krerët e politikës së Kosovës të organizohej në Tiranë. “Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dijmë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh”, përfundoi ai.

Të fundit