Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Trump dhe Guterres për reformim, ambasadorja shqiptare zbulon qëndrimin e Tiranës për OKB-në

Kërkesa e Trump dhe Guterres për reformim, ambasadorja shqiptare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi dje reformimin e Ogranizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila sipas tij nuk është më eficente për shkak të burokracisë së madhe brenda institucionit.

Rreth 120 shtete kanë mbështetur deklaratën me 10 pika të presidentit Trump dhe mes tyre është edhe Shqipëria.

Edhe kreu i OKB-së, Antonio Guterres mbajti të njëjtin qëndrim, duke akuzuar burokracinë për funksionimin e dobët të organizatës.

Këto qëndrime janë mbështetur publikisht edhe nga ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, e cila kërkon fokus më të madh mbi njerëzit dhe rezultatet.

“Shqipëria mbështetet përpjekjet e Guterres që OKB të përqëndrohet më shumë mbi njerëzit dhe më pak mbi burokracinë, më shumë në rezultate dhe më pak në procese”, shprehet Kadare.

Uashingtoni është financuesi më i madh i OKB-së, i ndjekur nga Rusia dhe vendet e tjera të Këshillit të Sigurimit.

Në këtë përpjekje, Trump ka siguruar mbështetjen e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, ndërsa Franca dhe Italia kanë hezituar.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e organizuar nga presidenti Trump, ku u paraqit platforma e tij për reformimin e OKB-së.

Të fundit